Nga reflektimi pas protestës së ‘Flamingove’ në fillim të qershorit lindi “Pasqyrë Albania”, platforma e re që synon t’i japë fund sorollatjeve të qytetarëve nëpër institucione. Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e zhvilluar nga AKSHI, përmes së cilës qytetarët do të mund të ndjekin në kohë reale çdo aplikim apo ankesë, të kontrollojnë investimet publike dhe të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionet.
Risia kryesore është se qytetari do të dijë në çdo moment se ku ndodhet kërkesa e tij, kush po e shqyrton dhe pse është vonuar. Nëse një institucion nuk përgjigjet brenda afatit ligjor, qytetari do të marrë automatikisht një SMS, me një link ku mund të bëjë ankesën. Kjo e fundit do të marrë një numër gjurmimi dhe do të ndiqet hap pas hapi, deri në përgjigjen përfundimtare. Për Ramën, çdo ankesë do të funksionojë njësoj si një pako postare që mund të gjurmohet në çdo moment.
“Do ta kthejmë çdo hall, çdo kërkesë, çdo ankesë, çdo problem në një ‘pako’ DHL-je. Pra, siç nisim me DHL një pako apo një letër dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës se ku ndodhet, do të bëjmë edhe me ankesën, kërkesën, problemin, shqetësimin”, theksoi Rama.
“Pasqyrë Albania”, synon të rrisë transparencën mbi vendimmarrjen e institucioneve dhe është gati të vihet në funksionim.
“Çdo institucion do të jetë në këtë Pasqyrë. Pra, “Pasqyrë Albania” është një inovacion që përmbledh të gjithë shtetin, të gjitha dritaret dhe dyert e shtetit në pasqyrën dixhitale të celularit apo të kompjuterit tënd. Dhe mjafton një klik për të shkuar tek dritarja apo për të trokitur tek dera që ke interes”, tha Rama.
Platforma ka katër rubrika kryesore: “Shih”, “Kupto”, “Vepro” dhe “Bashkëvendos” dhe qytetarët do mund të marrin informacion mbi vendimet e Këshillave Bashkiak, investimet, fazën ku ndodhen ankesat apo kërkesat që kanë bërë për informacion.
“Ky është mjeti që na jep në dispozicion teknologjia për të adresuar atë hallin e përgjithshëm të njerëzve që “administrata, administrata, arroganca, mungesa e përgjigjes”. Me këtë mjet edhe qytetari fuqizohet, duke pasur në kontroll ankesën apo kërkesën e tij, por edhe administrata vendoset “me shpatulla për muri”, në të gjitha ato raste kur nuk është përgjigjur në kohë dhe kur ankesa apo kërkesa e qytetarit ka humbur në atë oqeanin e burokracisë”, tha Rama.
Kliko KËTU për të shkuar në faqen Pasqyrë Albania
Rama tha se përmes këtij sistemi, administrata nuk do të mund t'u shmanget më përgjigjeve, pasi çdo vonesë do të jetë e dukshme si për qytetarin, ashtu edhe për drejtuesit e institucioneve.
“Me këtë mjet edhe qytetari fuqizohet, duke pasur në kontroll ankesën apo kërkesën e tij, por edhe administrata vendoset ‘me shpatulla për muri’, në të gjitha ato raste kur nuk është përgjigjur në kohë dhe kur ankesa apo kërkesa e qytetarit ka humbur në atë oqeanin e burokracisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi platformën së bashku drejtorin dhe ekspertë të AKSHI-t, tha se kjo dritare është përgjigje për protestat e e fillimqershorit, e që synon të luftojë dezinformimin.
“Pasqyrë Albania” është një ndër rezultatet e reflektimit mbi protestën e flamingove, mbi atë manifestim të madh të fillim qershorit. Pjesa tjetër pastaj është një histori tjetër që nuk e përziej me Pasqyrën se pastaj na bëhet pis Pasqyra.Është një pasqyrë kundër dizinformimit apo për mirëformimin”, tha Rama.
Në këtë platformë e cila do mund të shkarkohet edhe si aplikacion në pajisjet elektronike qytetarët do mund të marrin informacion edhe mbi nismat ligjore në konsultim apo projektet me rëndësi, siç ishte rasti i projektit te Zvërnecit.
Një tjetër shërbim që pritet të shtohet është komunikimi i drejtpërdrejtë me institucionet në kohë reale. Qytetarët do të mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga punonjësit përgjegjës, pa shkuar në sportele. Më vonë, ky komunikim synohet të kryhet edhe përmes inteligjencës artificiale.
-
Barbaret mbas hekurave, 200 zhulsa smund te marin peng nje shqiperi, hidhini nje sy brenda selis se Pd ajo godin esbte kthyer ne fabrik molotovesh Edi Rama je njeriu qe i ngrite koken lart cdo shqiptari, sot kur udhtojm neper bot e themi prejardhjen me krenari! Rroft shqiperia !
Përgjigju -
Ne prezantim fliste me shume Sajmiri qe eshte Jurist dhe drejtori i ASD. Igli drjtori i Akshit nuk flet,,,i ka bere nja dy tre rruge SPaku. Pervec qe ishte nje nga me te keqijt ne sjellje ne AKSK. Eshte nga me te paaftit ne fakultet ku ka pas punuar. Titujt stregojne gje... Se di kam dyshime dhe per ndryshimin e mbiemrit te tij... nga Tafaj ne Tafa... do kete ps probleme dhe me pare... nuk eshte rastesi qe rrinte urte.. pa fol
Përgjigju -
Eh Ramee, u bone legen fare.. u lodhe me marifete te kota per ta shtyre edhe ca kohe.. hap krahun bashke me saline…. Koha juaj perendoi…..
Përgjigju -
Ia thashë plakut 80 vjeç, po e shkarkoj dhe do merret. Vetëm ti rro i qetë.
Përgjigju -
Sa portale ke bere keshtu, prap duhej dhe nje tjeter
Përgjigju -
Gjithë këto suksese pasi i ke lëshuar Ballukun e sa e sa ballukë të tjerë që kanë shqyer çfarë i ka dalë përpara
Përgjigju










Komente
Komento