Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria teknike kusht i panegociueshëm për zgjedhjet e ardhshme” – Berisha


Kryedemokrati Berisha përsëriti sot se qeveria teknike, që kërkohet edhe prej studentëve, është kush i panegociueshëm i PD-së për zgjedhjet e ardhshme në vend.

Në komunikimin e së dielës me qytetarët në rrjetet sociale, ai theksoi se qeveria teknike do bëjë reformën zgjedhore që do mundësojë më pas zgjedhje të lira e të ndershme.

“Qeveria teknike vendimtare për zgjedhje të lira e të ndershme. Na duhet një qeveri kujdestar që do bëjë reformën zgjedhore, që do i hapë rrugën drejtësisë për të gjitha vendimet e saj kundër korrupsionit dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të lira. Në Dosjen Xibrakja sic kemi faktuar në denoncimet tona është Olsi Rama dhe askush tjetër. Prokuroria e Hanoverit nuk ka dertyrim të na përgjigjet ne si opozitë, por vetëm homologes së saj në Shqipëri. Ne garantojmë ngriotjen e Agjencisë për sekuestrimin e të gjitha pasurive të paligjshme dhe funksionimin e pavarur të drejtësisë. Iu bëj thirrje të mbështesim fuqimisht revoltën studentore. Ata po bëjnë një betejë për secilin prej nesh, për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Këta janë të rinjtë më guximtarë që ka parë ndonjëherë ndonjë vend.” – tha ndër të tjera Berisha.