Protesta e Gjeneratës Z në Hagë, arrestohen 34 persona, shumica të mitur

1 Nëntor 2026 | 13:26

Protesta e organizuar nga Gjenerata Z në Hagë të Holandës përfundoi me 34 të arrestuar, shumica e tyre të moshës 15 deri në 18 vjeç. Sipas policisë holandeze, tubimi përfundoi pa trazira të mëdha, por u regjistruan disa incidente dhe përplasje me efektivët.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme, mes tyre dhunë në publik, mbajtje të sendeve të ndaluara dhe përdorim të veshjeve që mbulojnë fytyrën. Të paktën dhjetë persona u arrestuan në qendër të qytetit pasi nuk iu bindën urdhrave të policisë.

Sipas autoriteteve, gjatë protestës ndaj efektivëve u hodhën fishekzjarre të paligjshme, duke bërë që një punonjës policie të transportohej në spital për shkak të një dëmtimi të mundshëm të dëgjimit.

Ndërkohë, protesta ka shkaktuar pasoja edhe për bizneset në qendër të Hagës. Shumë dyqane dhe lokale mbyllën aktivitetin ose mbuluan vitrinat me dërrasa, si masë parandaluese ndaj incidenteve të mundshme.

Bas Winkler, kreu i organizatës së sipërmarrësve në qendër të qytetit, vlerësoi se dëmet materiale mund të arrijnë në disa mijëra euro. Ai theksoi gjithashtu se bizneset kanë humbur të ardhura për shkak të rënies së numrit të klientëve.

Winkler bëri të ditur se synon të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të gjetur mënyra më efektive për menaxhimin e protestave të dhunshme dhe për të shqyrtuar mundësinë e kompensimit të dëmeve nga personat përgjegjës për organizimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunë për reformën kushtetuese në Poloni, Tusk: Do ndryshojmë gjyqësorin

Në një reagim lidhur me krizën kushtetuese që ka përfshirë Poloninë, kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se ligji do të sundojë ndaj akteve të dhunës...
11:31 | 01/11/2026

Bullgarët drejtohen në kutitë e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Votuesit bullgarë drejtohen sot në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të zgjedhin midis dy kandidatëve me pikëpamje të...
11:25 | 01/11/2026

Kriza në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, reagon KE: Parlamenti ka të drejtë të emërojë gjyqtarët

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me krizën në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, pas pezullimit të kryetarit të saj, duke theksuar se Parlamenti polak ka kompetencën...
10:53 | 01/11/2026