Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

    Serbia kujton 16 viktimat e Novi Sadit, tragjedia që nxori studentët në rrugë dhe tronditi pushtetin e Vuçiçit

    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër
    Aktualitet

    Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

    November 1, 2026
    Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

    Dy 20-vjeçarë nga Bulqiza kanë rënë në prangat e Policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës 4 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, përmes kufirit me Greqinë.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë. Gjatë ndjekjes, sipas Policisë të rinjtë nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

    Njoftimi i Policisë:

    DVP Gjirokastër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Long Wait”.

    U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, vihen në pranga 2 shtetas.

    Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Long Wait”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

    L. A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

    Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celularë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

    2 të arrestuar aktualitet Bulqizë emigrantë të paligjshëm Gjirokastër hetime policore kontrabandë emigrantësh kriminalitet kronikë e zezë kufiri lajme Shqipëri policia e shtetit Të rinj nga Bulqiza trafikim emigrantësh transport i paligjshëm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

    November 1, 2026

    Serbia kujton 16 viktimat e Novi Sadit, tragjedia që nxori studentët në rrugë dhe tronditi pushtetin e Vuçiçit

    November 1, 2026

    Arrestohen në Angli 6 shqiptarë për qëllim ekstradimi të kërkuar nga disa shtete të Evropës (EMRAT)

    November 1, 2026

    Ermal Nufi: Nuk ka trafikim armësh, ka vetëm trafikim fjalësh

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.