Një protestues është përplasur verbalisht me Avokatin e Popullit, Endri Shabani, në ambientet e një lokali në Tiranë.
Siç duket nga pamjet e publikuara në rrjet, një qytetar protestues, i është drejtuar Shabanit me akuza dhe tone të ashpra, duke shprehur indinjatën për qëndrimet e institucionit që ai drejton, kundrejt zhvillimeve të fundit në protesta.
‘Tradhtar’, ‘i shitur’ ‘s’të vjen turp’, janë disa nga thirrjet që protestuesi i drejton Shabanit. Teksa ky i fundit pasi i thotë se ndodhej në lokal me prindërit, largohet.
View this post on Instagram














