Kryeministri Edi Rama po prezanton “PasqyrëAlbania”, një platformë të re që synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës publike, duke evidentuar vonesat në trajtimin e kërkesave të qytetarëve dhe zyrtarët përgjegjës për to.
Sipas Ramës, platforma do të bëjë të mundur që asnjë shqetësim i qytetarëve të mos mbetet pa përgjigje në sirtarët e administratës dhe që përgjegjësit për vonesat të mos fshihen pas burokracisë.
“Do ta kthejmë çdo hall, çdo ankesë, në pako DHL dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës që ku ndodhet. Kjo, nga një anë do i japë mundësi çdo qytetari të shohë statusin e pakos së vet dhe administratës të shohë në kohë reale ku ngec çdo ankesë. Dhënia e përgjigjes në kohë është një detyrim që duhet ta mbajmë parësor në këtë marrëdhënie, theksoi ai.


