Pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve loakle 2027. Një ndjekës ka kritikuar Sali Berishën se përse ende nuk janë përzgjedhur kandidaturat.

Vaske Mehmeti: Doktor, me Ramën apo pa Ramën, zgjedhjet lokale janë pas gjashtë muajsh. Kur do t'i bëni prezent emrat e kandidatëve për bashkitë? S’e kuptoj këtë zvarritje. Në rast se PS-ja ka komplekse me hajdutët, PD-ja çfarë kompleksi ka të gjejë 46 njerëz të përsosur për kandidim?

Sali Berisha: Ke shumë të drejtë. Jemi të vonuar.  Do bëjmë gjithçka që të japim përgjigje sa më shpejt kësaj çështjeje shumë të rëndësishme.  Jam dakord me ju.

Ndërkohë, vetë PD i refuzoi konsultimet me Presidentin për datën e zgjedhjeve me argumentin se Bajram Begaj po bënte teatër në një kohë kur vendi është përfshirë nga vala e protestave të dhunshme.


Lajmi kryesor:

Të rinjtë refuzuan njerëzit e tij, Berisha sulmon ‘flamingot’ e studentët: Tradhtarë e provokatorë! PD, nëna e protestave në Shqipëri (VIDEO)