Berisha: Asnjë taksë mbi 12.5 %, taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë, nafta do jetë njësoj si në rajon

12:36, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në deklaratën e tij kreu i opozitës Sali Berisha tha se, ‘me PD-në në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 për qind, taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë, nafta do jetë njësoj si vendet përreth’.

Berisha: Unë garantoj çdo qytetar shqiptar, së pari në republikën e Shqipërisë për PD në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 për qind, përfshi TVSH-në.

Nën këtë nivel do ketë një seri taksash, mbi të, asnjë.

As sigurimet shoqërore për punëdhënësin, as sigurimet shoqërore për punëmarrin. Asnjë lloj takse.

Së dyti, profesionet e lira totalisht të përjashtuara apo zbritja e taksës së tyre në 12.5 për qind.

Së treti, nafta që si sharlatan u ankua dhe u tha qytetarëve se e blini më shtrenjtë në pompë, tani do ua nxjerr unë tek makina, i papërgjegjshëm, se ua merr tek pompa, ua merr ta makina, ua vjedh ato. Nuk merr kush një taksë të atillë as më pompë, as në makinë. Shiko sa merr Kosova dhe Maqedonia. Ndaj dhe garantoj qytetarët se në pompë në Shqipëri nuk do shitet kurrë një litër naftë më shtrenjtë se në vendet përreth.

Kurse taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco