Ndeshja hapëse e javës së 10-të në Abissnet Superiore, e luajtur në stadiumin e Vorës, mes Tiranës dhe Egnatias, është mbyllur 1-2 në favorin e kampionëve në fuqi.
Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, ku Drilon Hazrollaj shënoi një gol tejet të bukur. Barazimi i rrogozhinasve erdhi në minutën e 28-të, ku Karim Loukili shënoi me kokë, pas krosimit të Edison Ndrecës.Sulmuesi ia dedikon golit Eljon Sotës, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në mesjavë ndaj Teutës. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Goli i fitores për Egnatian u shënua në minutën e 77-të, ku pas një topi të gjatë të Albano Aleksit nga mbrojtja, ishte Ibrahim Diakite, i cili pasi depërtoi bukur në zonë dhe shmangu mbrojtësit kundërshtarë, dërgoi topin në rrjetë.
Egnatia fiton 1-2 dhe forcon pozitat në krye me 24 pikë. Tirana mbetet në vendin e 4-të me 12 pikë.







