Arrestohet drejtuesi i lartë i policisë serbe, dyshohet se manipuloi provat në një hetim për vrasje, studentët e akuzonin për dhunë

1 Nëntor 2026 | 16:17

Kreu i Departamentit të Hetimeve Penale të Policisë Serbe, Marko Kriçak, është arrestuar nën dyshimin për abuzim me detyrën në kuadër të një hetimi për vrasje. Ai ishte akuzuar më herët nga lëvizja studentore për brutalitet gjatë shtypjes së protestave kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit.

Arrestimi i tij vjen një javë pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare u fituan nga lista e mbështetur nga lëvizja studentore, e cila organizoi protestat kundër kampit të ish-presidentit nacionalist serb Aleksandar Vuçiç, në pushtet që nga viti 2012.

Ngritja e Krçakut, 42 vjeç, në krye të hierarkisë policore serbe i është atribuar nga mediat vendase besnikërisë së tij ndaj Vuçiçit. Të enjten, Lista e Studentëve kërkoi dorëheqjen e tij.

“Ky arrestim nuk ka të bëjë fare me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare”, deklaroi për gazetarët kryeprokurori i Beogradit, Nenad Stefanović.

Si pjesë e operacionit, policia arrestoi edhe Bosko Sekuloviç, drejtor i Shërbimit për Shtypjen e Krimit në Drejtorinë e Hetimeve Penale të Policisë Serbe, njoftoi prokurori.

Dy zyrtarët e lartë të policisë dyshohen për abuzim me detyrën dhe shkelje të detyrimeve profesionale, duke shkaktuar dëme dhe shkelje të rënda të të drejtave të ish-shefit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliç.

Sipas Prokurorisë, shkeljet dyshohet se janë kryer gjatë hetimit për vrasjen, në muajin maj, të një burri, i cili në një restorant në Beograd u paraqit si anëtar i mafias vendase.

Milić u arrestua tre ditë pas vrasjes, nën dyshimin për moskallëzim të një krimi dhe të autorit të tij, si dhe për strehimin e një personi që kishte kryer krim.

Pasi qëndroi pothuajse dy muaj në paraburgim, ai ngriti padi ndaj Marko Kriçakut dhe Bosko Sekuloviçit, duke i akuzuar se i kishin paraqitur Prokurorisë prova selektive, të paplota dhe të rreme kundër tij. Kjo akuzë është përfshirë në tekstin e padisë, të publikuar nga mediat serbe në muajin korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e Gjeneratës Z në Hagë, arrestohen 34 persona, shumica të mitur

Protesta e organizuar nga Gjenerata Z në Hagë të Holandës përfundoi me 34 të arrestuar, shumica e tyre të moshës 15 deri në 18 vjeç....
13:26 | 01/11/2026

Dhunë për reformën kushtetuese në Poloni, Tusk: Do ndryshojmë gjyqësorin

Në një reagim lidhur me krizën kushtetuese që ka përfshirë Poloninë, kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se ligji do të sundojë ndaj akteve të dhunës...
11:31 | 01/11/2026

Bullgarët drejtohen në kutitë e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Votuesit bullgarë drejtohen sot në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të zgjedhin midis dy kandidatëve me pikëpamje të...
11:25 | 01/11/2026