SYRI TV
Policia e Shtetit kalon çdo kufi në përballjen me të rinjtë protestues, duke arritur deri në absurditetin e akuzimit të tyre për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Akuzat vijne pas tre javësh protestash të shoqëruara me dhunë barbare nga policia dhe me arrestimet te cilat janë shpallur të paligjshme nga gjykata.
Policia e Shtetit ka tejkaluar cdo limit në përballjen e saj me të rinjtë protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Për herë të parë, policia e shtetit ka referuar në prokurori studentët dhe të rinjve e arrestuar, me akuzën sa absurde aq edhe qesharake të vrasjes së punonjësit të policisë, e mbetur në tentative.
Pas protestes së të shtunës, policia njoftoi për arrestimin e 6 personave, 2 prej të cilëve shtetas të mitur, procedimin penal të 3 shtetasve të tjerë si dhe shpalljen në kërkim të 2 personave.
Në pjesën e fundit të njoftimit, policia, thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për një sërë veprash penale, ku të parën rendit atë të “Vrasjes së punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentative. Akuza absurde vjen në një kohë kur prej tre javësh protestash, studentët dhe të rinjtë protestues, një pjesë e madhe e të cilëve janë të mitur, janë përballur me format më brutale të dhunës, gazin lotsjellës, ujin me presion, të cilat nuk kanë kursyer vec protestuesve, as kalimtarët e rastit.
Një nga rastet më të rënda është ai i të riut Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy, pasi u godit nga plumbat e gomës të përdorur nga policia, në shkelje të të gjitha protokollove.
Mediat dhe qytetarët dokumentuan me qindra raste të tjera dhune të shfrenuar dhe tërësisht jopropocionale nga ana e policisë, drejtuesit e së cilës me zë dhe figurë urdhëronin vartësit që mos ti kursejnë studentët dhe të rinjtë protestues.
Pas masave represive dhe tërësisht antikushtetuese të shpallur nga kryeministri Edi Rama, vartësit e tij në Ministrine e Brendshme tejkaluan sot cdo limit duke referuar në prokurori të rinjtë e arrestuar, med të cilëve edhe 2 të mitur për vrasje të punonjësit të policisë, e mbetur në tentative. Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e arrestimeve nga ana e policisë janë shpallur të paligjshme nga gjykata dhe studentët e ndaluar dhunshëm janë liruar pak ditë më pas nga organet e drejtësisë.
© SYRI.net