Sport

VIDEO/ Muçi i pandalshëm, gol spektakolar dhe asist për Tranzonspor në ndeshjen e Superligës

Ernest Muçi, pjesë e Trabzonsporit, këtë sezon po konfirmohet si një nga yjet e kampionatit turk.

Sulmuesi i Kombëtares është shndërruar në një “fabrikë” golash e asistesh, teksa ka dhuruar një tjetër asist në duelin që po zhvillohet ndaj Gaziantepit, për javën e dhjetë të Superligës.

Sulmuesi devijoi me kokë një krosim të Salah nga këndorja, për ta dërguar te Saviç, i cili e postoi më pas në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Trabzonsporit.

LEXO EDHE: Tirana shënon e para, por Egnatia përmbys gjithçka ndaj kryeqytetasve

Por Muçi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 61-të, sulmuesi shqiptar realizoi edhe vetë, me një goditje spektakolare nga distanca, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke dyfishuar avantazhin e Trabzonsporit në 2-0.

LEXO EDHE: Notat e derbit të Milanos, Moreira merr vlerësimin maksimal, Interi fundoset nga gabimet e titullarëve

Një tjetër paraqitje fantastike për Muçin, i cili po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadrën turke.

SHIKO GOLAT