Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, me inicialet E. B.
Pavarësisht pasojave të rënda, 67-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e tij.
U ndaluan pas konfliktit për simbolin e shqiponjës, lirohen katër nxënësit shqiptarë në Mal të Zi
Kapet në Greqi 26-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik, pritet ekstradimi
Transportonin 4 emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër
- 16:38 Skandal në Serbi! Shërbimi sekret përgjoi prokurorët që hetonin tragjedinë e Novi Sadit me 16 viktima
- 16:35 U ndaluan pas konfliktit për simbolin e shqiponjës, lirohen katër nxënësit shqiptarë në Mal të Zi
- 16:17 Arrestohet drejtuesi i lartë i policisë serbe, dyshohet se manipuloi provat në një hetim për vrasje, studentët e akuzonin për dhunë
- 15:19 Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë
- 14:50 Kapet në Greqi 26-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik, pritet ekstradimi
- 14:24 Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale