Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet që ka dalë nga rruga.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës.
Pasi ka dalë nga rruga, automjeti është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese dhe më pas ka goditur këmbësoren 67-vjeçare, e cila ndodhej në trotuar.
Pavarësisht përplasjes, e moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.













