Për nënkryetarin e PD, Belind Këlliçi, episodet e izoluara në përplasjet e deputetëve të opozitës gjatë protestës studentore, janë të stisura dhe që i shërbejnë vetëm interesave të Edi Ramës.
Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Këlliçi u shpreh se dpeutetët e PD dhe opozitës janë pritur shumë mirë nga ana e protestuesve, por që kurrësesi nuk ka kërkuar protagonizëm porse vetëm në mbështetje të tyre, në të dyja protestat kombëtare.
Sipas Këlliçit, PD është e vetmja forcë politike e cila që prej 2013 ka bërë beteja politike kundër Edi Ramës dhe qeverisë, duke denoncuar të gjitha rastet e korrupsionit, madje dhe duke i kallëzuar.
Është pritur jashtë mase mirë prania e PD. Që kur ka nisur protesta e flamingiove e deri më sot kanë një agjendë t’i shërbejnë Edi Ramës, skemë e vjetër e parë nga fondacioni Soros e ekstremi i majtë. Çfarëdo që të bëjë PD, ato këtë agjendë kanë dhe i shërbejnë Ramës. PD që doli në protestë të dytë pa kërkuar protagonizëm e të marrë drejtimin e protestës por duke i çuar në mbështetje të studentëve, ne kemi qëndruar në sheshin para kryeministrisë dhe MAS, dhe kanë qenë qindra të rinj që mbështesnin deputetët.
Episodet e izoluara s’tregojnë realitetin. Mediat që i bëjnë jehonë incineratorin e Tiranës sigurisht në fokus do kenë deputetët e PD dhe shoqatave anonime të Soros e Lëvizja Bashkë. Është kjo PD, këta deputetë kjo forcë politike që të gjitha betejat kundër korrupsionit i ka bërë e vetme. Për 13 vite PD ka udhëhequr qindra protesta kundër Ramës.
PD ka qenë nga tetori i 2013, nëntor 2026 që është në protestë. Po të mos ishte PD, s’do dinin qytetarët për incinderatorë, 5D, Veliajn, Ballukun etj…të gjitha këto veçse dosja të sigluara nga PS e zyrtarët e saj, ku pjesa dërrmuese datojnë në 5 vitet e fundit, më gjeni një deputet që të ketë kallëzuar ndonjë zyrtar të Ramës në këto 5 vjet.
PD deri më tani kanë asistuar mbi 500 të mitur në proetstën e fundit. Tentativa është për t’i shërbyer Ramës, duke baltosur opozitën e PD, pjesën më të madhe të opozitës që më 11 maj në zgjedhjet e fundit me 7 rezoluta, s’ka pasur kurrë të tillë që të damkosin si farsë elektorale një proces zgjedhor. Edhe në këto kushte PD merr gjysmë milioni vota dhe ti del në shesh e iu thua mos dilni në shesh se do e largoj unë Edi Ramën.
PD është nën një trysni të pandërprerë për ta njollosur e damkosur, ndërkohë PD nga dita e parë e deri më sot në portestë s’i ka brë thirrje kujt të largohet nga sheshi. Ne na duhen të gjithë në shesh, edhe ata socialistë që janë kundër organizatës kriminale të Edi Ramës. Ne i kemi ftuar në shesh, e vetmja mënyrë për ta rrëzuar Ramën, për të krijuar një kohezion shoqëror për t’u bashkuar të majtë e të djathtë në një koalicion shoqëror kundër Ramës.
© SYRI.net
20 ditë protestë studentore/ Të rinjtë mblidhen para MAS - Policia, FNSH dhe autoboti i ujit në gatishmëri
PD në Kuvendin e Bashkimit të Forumit Shqiptar në Tuz, Kedhi: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi, një moment historik
I riu ia plas në sy Endri Shabanit: Je tradhtar, bashkëpunëtor i Ramës - Turp