Sunday, November 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedi në Gjilan: gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja tre muajshe, arrestohet babai i tij

timoni.al by timoni.al
November 1, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Tragjedi në Gjilan: gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja tre muajshe, arrestohet babai i tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjilan është arrestuar një burrë 65-vjeçar nën dyshimin se është i përfshirë në vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe e një foshnjeje tre muajshe, të cilët janë gjetur pa shenja jete në fshatin Demiraj. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes. Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, prokurori i shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Pas ekzaminimit në vendngjarje, mjeku kujdestar ka konstatuar se 27-vjeçari dhe foshnja ishin pa shenja jete.

Sipas hetimeve fillestare, person i dyshuar për ngjarjen është babai 65-vjeçar i të riu, i cili është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit prokuroria ka nisur procedurat e mëtejshme. Policia, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po vazhdon veprimet operative dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të vdekjes së dy personave.

Në përputhje me vendimin e Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Ekspertiza pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të sigurojë prova shtesë për hetimin penal në vijim.

Rasti trajtohet si vrasje e rëndë dhe autoritetet kanë njoftuar se do të kryejnë veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të fakteve. Informacionet mbi zhvillimet e mëtejshme priten të jepen nga organet kompetente pas përfundimit të ekspertizave dhe hetimeve. Top Channel.

Previous Post

Dita e 20-të e protestës: pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al