Një qytetare ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel para Kryeministrisë, duke i akuzuar se po bëhen pjesë e propagandës politike dhe po përpiqen të shuajnë revoltën qytetare.
Në momentin kur policia u kërkoi protestuesve të largoheshin nga zona, qytetarja kundërshtoi ndërhyrjen.
Ajo akuzoi gjithashtu qeverinë se shpenzon miliona për të shuar protestat, ndërsa kritikoi policinë për mënyrën se si janë trajtuar protestuesit gjatë tubimeve të mëparshme.
Qytetarja: Punoni për propagandën shqiptare. Jepen miliona si e si për të shuar protestën. Ku e ka frikën politika shqiptare? Përse e frikëson kjo protestë politikën shqiptare. Ku është arsyeja, na jepni shpjegime ju policia?
Pse e keni frikë kët popull? Çfarë ka bërë ky popull? Nëse nuk jenu të frikësuar pse keni blerë makina mln? Turp! Arrestoni propagandën e politikës shqiptare. E keni kthyer politikën shqiptare në diktaturë.
Keni gjymtuar fëmijët në rrugë. Pse ju frikëson ky popull? Policia na kërkon medoemos të na largojë.









