Një grup protestuesish u mblodhën sot para kryeministrisë, ku po qëndronin nën çadra ndërsa vijonin reshjet e shiut.

Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, sot nuk pati asnjë incident. Herë pas here përsëritën vetëm thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë. Protesta përfundoi rreth orës 19:00.

Më herët, protestuesit ndodheshin te Ministria e Arsimit e më pas marshuan drejt godinës së qeverisë.