Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Industria ushtarake në Shqipëri, Nufi zbulon planet: Synojmë kapacitete prodhuese sipas standardeve të NATO-s

    Ministri Nufi: Shqipëria 100% e përkushtuar për mbrojtjen e Kosovës, jemi një pavarësisht kush është në pushtet

    Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shkrumbohet banesa në Fier, 33-vjeçari shpëton falë fqinjëve, familja mbetet në qiell të hapur, apel për ndihmë
    Aktualitet

    Shkrumbohet banesa në Fier, 33-vjeçari shpëton falë fqinjëve, familja mbetet në qiell të hapur, apel për ndihmë

    November 1, 2026

    Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Hoxharë i Vjetër në Fier. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një bombol gazi që përdorej për gatim, ndërsa 33-vjeçari që ndodhej brenda banesës ka shpëtuar pa pësuar lëndime.

    Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro, i cili vuan nga epilepsia, në momentin që ka ndezur bombolën e gazit për të gatuar, ka pësuar një krizë epileptike dhe ka humbur kontrollin. Gjatë kësaj kohe, ai ka rrëzuar edhe bombolën, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në orenditë dhe ambientet e banesës.

    Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re tymin që dilte nga shtëpia dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë prej saj 33-vjeçarin. Pak minuta më vonë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

    Në këtë banesë jetonin Redjan Llambro dhe nëna e tij, e cila në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej në shtëpi. Përveç dëmeve të mëdha materiale, familja ka humbur të gjitha orenditë dhe pajisjet shtëpiake.

    Të afërmit dhe fqinjët e familjes Llambro kanë bërë apel për ndihmë dhe solidaritet, pasi nëna dhe i biri jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe, pas kësaj ngjarjeje, kanë mbetur pothuajse pa asgjë.

    Ata kërkojnë mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje, e cila ka nevojë urgjente për strehim dhe pajisjet bazë të jetesës.

    banesa Ndihmë Vjetër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Industria ushtarake në Shqipëri, Nufi zbulon planet: Synojmë kapacitete prodhuese sipas standardeve të NATO-s

    November 1, 2026

    Ministri Nufi: Shqipëria 100% e përkushtuar për mbrojtjen e Kosovës, jemi një pavarësisht kush është në pushtet

    November 1, 2026

    Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

    November 1, 2026

    Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike. Bashkëpunimi me SHBA-në, kyç për modernizimin

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.