Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Kush do të kontrollojë Amerikën?

Studentët ia ‘gdhendin’ Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Studentët ia ‘gdhendin’ Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

17:16, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi tavolinën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë.

Por përgjigjja e qytetarëve që vijojnë protestën mbetet e njëjtë: “Dorëheqje!”

Kësaj here, protestuesit kanë zgjedhur t’ia bëjnë të qartë qëndrimin e tyre duke shkruar mesazhin e mbi tavolinën e gurit, e cila prej ditësh është kthyer në simbolin e përpjekjeve të kryeministrit për të hapur një tryezë bisedimesh me të rinjtë.

Ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë gjetur deri më tani përgjigje pozitive nga protestuesit. Ata këmbëngulin se nuk pranojnë të ulen në dialog me kryeministrin, dhe se kërkesa e tyre kryesore është largimi i tij nga pushteti.

Fillimisht, para Kryeministrisë u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, që i hodhën në shenjë kundërshtimi. Më pas, Rama ndryshoi simbolikën, duke vendosur gurë dhe më vonë një tavolinë të gurtë përpara godinës qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco