Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U sulmua teksa pinte kafe me prindërit, reagon Endrit Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi poshtë pallatit ku jetoj

    Industria ushtarake në Shqipëri, Nufi zbulon planet: Synojmë kapacitete prodhuese sipas standardeve të NATO-s

    Ministri Nufi: Shqipëria 100% e përkushtuar për mbrojtjen e Kosovës, jemi një pavarësisht kush është në pushtet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U sulmua teksa pinte kafe me prindërit, reagon Endrit Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi poshtë pallatit ku jetoj
    Aktualitet

    U sulmua teksa pinte kafe me prindërit, reagon Endrit Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi poshtë pallatit ku jetoj

    November 1, 2026

    Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar pas incidentit të ndodhur këtë paradite në një lokal, ku ai po pinte kafe së bashku me prindërit e tij.

    Në reagimin e tij, Shabani thotë se personin që iu afrua dhe e fyeu e njeh prej kohësh, pasi kanë qenë shokë gjimnazi. Ai e identifikon atë si Mevlan Mata, aktivist të Partisë “Shqipëria Bëhet”.

    Shabani pretendon se ngjarja e sotme erdhi pas një përplasjeje publike të një dite më parë me kryetarin e kësaj partie, lidhur me një video ku ai shfaqej duke përshëndetur dy deputetë.

    Në reagimin e tij, Avokati i Popullit sqaron se, për shkak të funksionit që mban, ka detyrim institucional të bashkëpunojë me të gjithë deputetët, pavarësisht përkatësisë politike.

    “Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë), duke manipuluar një video ku përshëndesja dy deputetë. Si Avokat i Popullit raportoj çdo muaj në Kuvend dhe kam detyrim institucional të bashkëpunoj me të gjithë deputetët, pa dallim partie.

    Por edhe më parë, nuk kam besuar kurrë se kundërshtari duhet trajtuar si armik, aq sa mos i japësh dorën. Jam i bindur se edhe Adriatiku, i cili ka dalë vetë në video duke qeshur me të njëjtët deputetë, e di mirë këtë.

    Sot, Mevlan Mata, aktivist i së njëjtës parti, erdhi me kameraman poshtë pallatit ku jetoj, për të më filmuar duke më fyer, ndërsa pija kafe me prindërit e mi. Mevlanin e njoh që në shkollë të mesme dhe më vjen keq që i duhet të japë shenja të tilla besnikërie ndaj partisë.

    Kritikën ndaj meje e pranoj, për sa kohë kam zgjedhur një detyrë publike. Por prindërit e mi të moshuar nuk e meritojnë të përfshihen në skena të tilla, sepse nuk janë pjesë e asnjë debati politik dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi publike. Besoj fort që shtëpia dhe familja e çdo shqiptari duhet të mbeten të paprekshme, prandaj ky kufi nuk duhet kapërcyer”, thotë ai në reagimin e tij.

    Shabani e ka konsideruar të papranueshme përfshirjen e prindërve të tij në përplasjet politike, duke theksuar se kritikat ndaj një zyrtari publik nuk duhet të shtrihen te familjarët e tij.

    Endrit Shabani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U sulmua teksa pinte kafe me prindërit, reagon Endrit Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi poshtë pallatit ku jetoj

    November 1, 2026

    Industria ushtarake në Shqipëri, Nufi zbulon planet: Synojmë kapacitete prodhuese sipas standardeve të NATO-s

    November 1, 2026

    Ministri Nufi: Shqipëria 100% e përkushtuar për mbrojtjen e Kosovës, jemi një pavarësisht kush është në pushtet

    November 1, 2026

    Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

    November 1, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.