Për nënkryetarin e PD, Nikola Kedhi, njëkohësisht ekspert për çështjet ndërkombëtare, e majta ekstreme në SHBA ka uzurpuar demokratët.
I ftuar në ‘Syri i Botës’ në Syri Tv me Dori Dakën, Kedhi tha se presidenti amerikan, Donald Trump është përpjekur ta luftojë këtë lloj fryme, pasi sipas tij në vendet ku është instaluar, përfshirë edhe Shqipërisë ka sjellë, degardim, dhunë dhe skamje.
Sipas Kedhit një politikë e tillë e së majtës ekstreme është alarmuese, porse shtoi se në SHBA një rrezik i tillë nuk ëhstë shqetësues për faktin se ideologjia e tyre është luftuar nga republikanët dhe vetë presindeti Trump.
Nga ana e efikasitetit e legjislaturës sigurisht do ta dëmtonte. Trump është figurë polarizuese dhe unike, kur përballet del më i fortë. Ai do energjizohet më shumë nëse fiton e majta, do jetë problem nëse humbet Senatin, sidomos nëse i duhet të bëjë zëvendësime në gjykatën Supreme e Federale. Pasi gjyqtarët që përzgjidhen kalojnë në Senat, dhe kjo do jetë problem për Trumpin nëse bën emërime.
Skeptike kanë qenë idetë e tij për gjyqësorin, Trump ka zgjedhur gjyqtarë origjinalistë, siç thotë kushtetuta. Republikanët janë orgjinalistë, kjo është diferenca kryesore mes së djathtës e së majtës. E majta ekstreme ka bërë një uzurpim të PD amerikane atje.
Është normale në kushtet kur ka përplasje ideologjike brenda grupimit të tyre. Duhet të shikojmë kush do të dalë fitues në këto dy grupime. Duhet të zgjidhet ky konflikt brenda tyre, për të parë cila rrymë do zgjedhë kandidatët. Ose do shohim primaret se cilët kandfidatë në PD do marrë më shumë vota.
I dimë pasojat e këtyre politikave, vende që kanë degraduar në skamje e dhunë, si janë transformuar shtete si Venezuela, Kuba, Shqipëria vetë, që vijnë me premtime populiste, pasuri dhe më pas degradojnë pasi janë politika shkatërruese. Është situatë alarmi.
SHBA s’ka pasur rrezik, shoqëria amerikane është diku te qendra, sot përballet me këtë fenomen të së majtës ekstreme dhe ideve të saj. Trump përmend rrezikun e komunizmit dhe narkotrafikun, sidomos këtë të fundit. Një problem që Trump e ka adresuar dhe deri diku e ka zgjidhur.
© SYRI.net
Nafta ruse drejt SHBA, Bajra: Po krijohet një korridor i drejtpërdrejtë, në sfond edhe skenari i sulmit ndaj Iranit
‘Rama si diktator, përdor ligjin për të shtypur revoltën’/ Boçi: Qeveria teknike, kusht për zgjedhje të lira…
20 ditë revoltë/ Studentët dhe të rinjtë mblidhen te Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës