Qarkullimi i automjeteve në aksin Balldren-Milot është rënduar sërish gjatë fundjavës, duke krijuar kolona të gjata dhe pritje të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në lëvizje përgjatë këtij segmenti rrugor, ku trafiku i rënduar është kthyer në një problem të përsëritur, veçanërisht gjatë ditëve të fundjavës.
Situata rikthen në vëmendje nevojën për nisjen sa më parë të punimeve për ndërtimin e aksit të ri Milot-Balldren. Projekti, i shumëpritur prej kohësh, synon të përmirësojë qarkullimin në këtë nyje të rëndësishme dhe të shmangë radhët e gjata që shoqërojnë vazhdimisht drejtuesit e automjeteve.


