Nafta ruse drejt SHBA, Bajra: Po krijohet një korridor i drejtpërdrejtë, në sfond edhe skenari i sulmit ndaj Iranit

18:42, 01/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i tregjeve ndërkombëtare nga Londra, Emanuel Bajra, i ftuar në emisionin “SYRI I BOTËS” me Dori Dakën në SYRI TV, ka folur për një zhvillim të rëndësishëm në tregun global të energjisë, duke zbuluar kalimin në Mesdhe të një cisterne me mbi 40 mijë tonë naftë ruse, e cila sipas tij është lejuar të vijojë drejt SHBA-së pa u ndaluar nga anijet ushtarake të NATO-s.

Bajra e lidh këtë lëvizje me përgatitjet e administratës amerikane për të garantuar furnizimin me naftë në rast të një përshkallëzimi ushtarak me Iranin.

Sipas ekspertit, bëhet fjalë për një fazë testimi të një korridori të drejtpërdrejtë energjetik Rusi-SHBA, përmes të cilit në tre muajt e ardhshëm mund të transportohen mbi 3 milionë fuçi naftë.

Bajra: Mometalisht një cisternë e mbushur me mbi 40 mijë ton naftë, është duke kaluar Mesdheun, është me flamur të Maltës dhe është anija e parë që nuk po preket nga asnjë anije ushtarake detare e NATO-s dhe e lejuar të shkojë në SHBA deri në 7 nëntor. 7 nëntor është 4 ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit dhe administrata po e bën këtë punë sepse e do vëmendjen diku tjetër për ta përçuar mesazhin diku tjetër dhe mesazhi tjetër në radhë si duket është Irani. Të sigurohet një koridor i drejtpërdrejtë Rusi-ShBA me naftë që kur të vijë punë, se ka thashetheme që përgatitjet janë në maksimum që të ketë një sulm sipas një senatori amerikan, një sulm të tmerrshëm ndaj Iranit dhe është një përgatitje e administratës që të krijojë këtë koridor që të lejojë naftën dhe derivatet që të shkojnë në ShBA për të mos lejuar që të mos ketë luhatje te konsumatori amerikan. Priten brenda 3 muajve që nga Rusia në ShBA të shkojnë mbi 3 milionë fuci nafte. Është fazë testimi por nga ana tjetër të mos e përjashtojmë mundësinë e raporteve të tjera komerciale përveç atyre të naftës dhe gazit. Është Alaska, gazi i lëngshëm atje, një territor strategjik me Azinë, por është edhe Arktiku, pasi është shndërruar në një vijë tregtare për eksportin e të mirave dhe mallrave kineze për në tregun evropian. Një marrëveshje Rusi-ShBA atje, e merr në totalitet kontrollin duke i lënë evropianët më konkretisht britanikët dhe danezët me një kontroll prej 13% të atyre ujrave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco