Real Madrid regjistroi fitoren e gjashtë radhazi. Madrilenët triumfuan pastër 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander.
Ndeshja u zhbllokua nga ekipi i Mourinhos që në minutën e 11-të. Kylian Mbappe ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë.
Vetëm 10 minuta më vonë, ishte Jude Bellingham ai që dyfishoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Arda Guler.
Ndeshjen e vulosi Yan Diomande, që shënoi të tretin në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë, Reali administroi avantazhin, për të ruajtur energjitë.
Me këtë sukses, që është i katërti radhazi në La Liga dhe i gjashti bashkë me ato në Champions, Reali ngjitet në kuotën e 27 pikëve në kampionat, 3 më pak se Barcelona kryesuese.













