“Korça Open Air”, 55 pilotë sfidojnë njëri-tjetrin në kampionatin e fluturimeve në Lumalas (VIDEO)

1 Nëntor 2026 | 19:10

Rreth 55 pilotë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme europiane po marrin pjesë në edicionin e 14-të të kampionatit “Korça Open Air”, që zhvillohet në Lumalas.

Për katër ditë, fusha e aviacionit është kthyer në arenën e garave të precizionit, ku pilotët sfidojnë njëri-tjetrin për uljen sa më të saktë.

“Është edicioni jubilar, me një numër dhe cilësi të lartë pjesëmarrësish nga vende të ndryshme. Për herë të parë këtë vit kemi edhe garues nga Rusia në kompeticion. Gara mes pilotëve të Korçës dhe shteteve të tjera është shumë e fortë. Po mbyllim edhe Kampionatin Kombëtar, që është një garë akoma më e fortë. Janë rreth 55 pilotë, që është një numër shumë i mirë garuesish. Pjesëmarrësit janë pjesë e renditjes së 50 pilotëve më të mirë në Europë dhe në botë”, tha Alket Islami.

Mes pjesëmarrësve është edhe Ana Alamova nga Republika Çeke, për të cilën kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ajo vlerëson organizimin e kampionatit, ndërsa thotë se kushtet atmosferike, veçanërisht era, e kanë bërë garën më sfiduese.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë kjo garë, veçanërisht organizimi i saj. Jam shumë e kënaqur edhe me uljet që kam realizuar këtu. Jam shumë e emocionuar që arrita këtë rezultat, pasi kushtet e motit, veçanërisht era, e bënë garën të vështirë. Dita më sfiduese për mua ishte dje, sidomos fluturimi i dytë”, tha Ana Alamova.

Në kampionat spikat edhe familja Shala nga Kosova, ku pasioni për fluturimet është kthyer në traditë familjare. Arbëri, 15 vjeç, merret prej tre vitesh me këtë sport dhe tashmë rivalitetin e ka me të atin.

“Jam 15 vjeç dhe kam 3 vite që fluturoj. Familja ime është një familje parashutistësh. Xhaxhai im, babai im, vajza dhe djali i xhaxhait merren me këtë sport. Tani rivalitetin e kam me babain, të shohim deri në fund të garës. Kam qejf të fitojë babi”, tha Arbër Shala.

Pjesë e kësaj tradite familjare është edhe Uniku, vetëm 8 vjeç. Ai tregon se fillimisht fluturonte së bashku me të atin, ndërsa tani ngrihet në ajër i vetëm.

“Jam 8 vjeç. Që kur bëra 4 vjeç, nisa të fluturoj. Në fillim fluturoja me babain, ndërsa tani nisem vetë”, tha Unik Shala.

Përveç garës së precizionit, “Korça Open Air” përfshin fluturime me paramotorë, aktivitete aeromodelimi për fëmijët dhe një program festiv për publikun. Kampionati është kthyer në një traditë për qytetin, duke promovuar sportet ajrore dhe Korçën si destinacion të turizmit të aventurës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur një person i panjohur i vodhi automjetin luksoz Bugatti Chiron,...
19:02 | 01/11/2026

E rëndë në Gjilan, gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja, arrestohet babai i të riut

Një 65-vjeçar është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe të një foshnjeje tre muajshe, të cilët...
17:45 | 01/11/2026

U ndaluan pas konfliktit për simbolin e shqiponjës, lirohen katër nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Katër nxënësit shqiptarë të mitur nga Durrësi, të ndaluar më 31 tetor në Kotorr të Malit të Zi, janë liruar pa dënim pas përfundimit të...
16:35 | 01/11/2026