Arsenali ka marrë një fitore të madhe në transfertën ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në “Anfield” dhe duke u rikthyer në krye të Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës i ka dhënë fund një serie negative prej 13 ndeshjesh radhazi pa fitore në këtë stadium në kampionat, ku kishte regjistruar pesë barazime dhe tetë humbje.
Ndeshja nisi me Arsenalin që kërkoi të kontrollonte lojën përmes posedimit të topit, ndërsa Liverpooli tentoi të shfrytëzonte hapësirat në kundërsulm.
Megjithatë, goli që vendosi takimin erdhi nga miqtë. Declan Rice dhuroi një krosim të përkryer në zonë dhe Kai Havertz u shfaq në shtyllën e dytë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Arsenalin në avantazh.
Goli i Havertz
https://streamin.link/v/1c77bde3
Liverpooli reagoi dhe kërkoi golin e barazimit, duke krijuar disa mundësi të rrezikshme. Alexander Isak iu afrua golit pas një tentative me kokë të Virgil van Dijk, por ndërhyrja vendimtare e portierit David Raya pengoi topin të kalonte vijën fatale.
Vendasit vijuan presionin, por goditja e Florian Wirtz përfundoi në traversë, ndërsa Alexis Mac Allister shpërdoroi një mundësi të mirë me kokë.
Edhe në pjesën e dytë, Liverpooli u përpoq të ndryshonte rezultatin. Isak pati një tjetër mundësi pas pasimit të Milos Kerkez, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Nga ana tjetër, Arsenali u tregua gjithnjë e më i kujdesshëm në administrimin e avantazhit.
Alisson u detyrua të bënte një pritje spektakolare ndaj tentativës së Christos Tzolis, duke mbajtur gjallë shpresat e Liverpoolit.
Minutat e fundit u shoqëruan me tensione mes futbollistëve, ku Alexis Mac Allister u ndëshkua me karton të verdhë pas një përplasjeje me Martin Odegaard.
Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Arsenali festoi një triumf me peshë të madhe në garën për titullin.
Kjo ishte fitorja e 17-të për londinezët në 20 ndeshjet e fundit të Premier League. Për më tepër, Arsenali regjistroi fitoren e 300-të në transfertë në historinë e Premier League, duke u bërë skuadra e dytë pas Manchester United që arrin këtë shifër.
Një fitore që vlen më shumë se tri pikë për Artetën dhe skuadrën e tij, të cilët largohen nga “Anfield” me kreun e kampionatit në duart e tyre.
© SYRI.net
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja A te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës
Mbappe thyen një tjetër rekord, I ka shënuar gol të gjitha skuadrave të La Ligës
VIDEO/ Reali i Murinjos vazhdon ndjekjen e Barcelonës, penalltia ‘fantazmë’ e Mbape nxit polemikaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: