Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit.













