Një avion privat është rrëzuar në një zonë të banuar në jug të Floridës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr të madh. Sipas raportimeve paraprake, aksidenti ka shkaktuar disa viktima, ndërsa bilanci i plotë ende nuk është bërë i ditur.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 me kohën lokale, në qytetin Greenacres, në kontenë Palm Beach. Avioni, që dyshohet të jetë një Learjet 60, fillimisht ka goditur një pemë dhe ka këputur disa linja elektrike, përpara se të përplasej në një kompleks banimi me shtëpi të lëvizshme.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e personave që ndodheshin në bord dhe nëse mes banorëve të zonës ka viktima apo të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, avioni privat vlerësohet të ketë pasur një çmim rreth 2 milionë dollarë.
Dëshmitarët kanë përshkruar një zhurmë jashtëzakonisht të fortë nga përplasja, e cila, sipas medias Aviation 24/7, u ngjante tingujve të një shpërthimi rakete.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i bilancit të viktimave.
WATCH: Dashcam video captures the crash of a $2 million Learjet 60 (N722BD) in Palm Springs, Florida. https://t.co/8jmiOMG9ys
— Scope Report (@ScopeReport_) November 1, 2026


