Doda: Partia Mundësia e hapur të shqyrtojë një kandidat për kryetar bashkie që vjen nga protesta

1 Nëntor 2026 | 21:35

E ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Mundësia, Barbara Doda, deklaroi se kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, me synimin për të pasur këshilltarë bashkiakë në çdo bashki të Shqipërisë.

Sa u përket kandidatëve për kryetarë bashkish, Doda tha se partia është ende në diskutime, por nuk përjashtoi mundësinë që të shqyrtojë dhe vlerësojë edhe një kandidat që mund të dalë nga protesta duke vlerësuar se këtë vit axhenda politike ndikohet edhe nga studentët dhe protesta.

“Normalisht, po përgatitemi për zgjedhjet lokale. Po përgatitemi për këshillat bashkiakë. Synimi ynë është të kemi këshilltarë bashkiakë për çdo bashki të Shqipërisë. Nga ana tjetër, jemi në diskutime sa i përket kryetarëve të bashkive. Është një vendim shumë i gjerë, që i përket çdo anëtari të Partisë Mundësia, por ka edhe dy faktorë këtë vit, studentët dhe protesta. Duke qenë se jemi në këtë situatë të re, axhendën tonë politike e dikton edhe kjo. Kandidati mund të dalë edhe nga protesta dhe ne jemi të hapur për ta shqyrtuar dhe vlerësuar. Kështu që jemi në pritje. Protesta është tani kryesorja dhe besoj edhe rezultati që do të dalë nga ajo”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse studentët nuk po krijojnë një lëvizje politike? Përgjigjet aktivistja Paola Pesjaka

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Paola Pesjaka u pyet për mundësinë e krijimit të një lëvizjeje politike, duke marrë shkas edhe nga...
20:56 | 01/11/2026

Redi Muçi: Arlind Qori kandidat i “Lëvizjes Bashkë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit 2027

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi, deklaroi se Arlind Qori do të jetë kandidati i kësaj partie për...
20:46 | 01/11/2026

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Mediat shtetërore ruse publikuan një deklaratë nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) të dielën duke njoftuar se një i mitur ishte ndaluar në lidhje me...
17:56 | 01/11/2026