Sunday, November 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Portreti i gruas shqiptare: Abazi përdori 4 mijë metra fije dhe 13 mijë thumba për veprën e re

timoni.al by timoni.al
November 1, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Portreti i gruas shqiptare: Abazi përdori 4 mijë metra fije dhe 13 mijë thumba për veprën e re
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është portreti i gruas shqiptare sipas imagjinatës së piktorit Edison Abazi, i cili ndërthur elemente tradicionale dhe moderne për realizimin e veprës. Abazi thotë se ka punuar me kombinime ngjyrash dhe mikse që ta çojnë portretin ashtu si e ka fantazuar, duke e mbajtur brenda konturit të hijes shqiptare. Teknikën që përdor për këtë punim e quan string art, arti i fijeve, ku fija thuret mes thumbave; një metodë që kërkon kreativitet dhe precizion në punim.

Veprën e përmasave të mëdha Abazi e realizoi gjatë katër muajve punë. Ai tregon se janë përdorur rreth 4.5 kilogramë thumba dhe 4,000 metër fije, dhe se mund të jenë rreth 12 ose 13 mijë thumba, të cilët ngulen një nga një me çekiç. Teknikën e ka zhvilluar si gjuhë artistike gjatë shtatë viteve në Çeki, ku ka hapur shtatë ekspozita, që e kanë konsoliduar këtë qasje krijuese.

Vepra mban titullin “Gruaja Shqiptare”. Piktori përballet megjithatë me vështirësi për të gjetur hapësirë ekspozimi në Tiranë. Ai vëren se edhe pse jeton në një shtet evropian, ka kufizime për këtë art ende të ri dhe i është dashur shumë punë për ta promovuar. Nëse flitet për Shqipërinë, Abazi shpreh se ka shumë hapësira për t’u përmirësuar, jo vetëm për pikturën, por për artin në përgjithësi, dhe uroj që të bëhet diçka për t’i mbështetur artistët e talentuar që nuk po e gjejnë veten.

Rruga e tij drejt artit filloi tetë vjet më parë, pas largimit nga puna si xhongler pas mbylljes së Cirkut Kombëtar. Megjithëse aktualisht zhvillon aktivitetin e tij kryesisht në Çeki, Abazi synon të mos shkëpusë lidhjen me publikun shqiptar dhe planifikon të prezantojë edhe instalacione të tjera në vijim. Për të, zhvillimi i teknikës së string art dhe promovimi i saj përbëjnë një përpjekje të vazhdueshme për të sjellë një formë tjetër vizuale në skenën artistike, duke ruajtur një lidhje me traditën dhe publikun vendor.

Previous Post

Bayerni i Mynihut në telashe, mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Atletico Madrid

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al