Aplikacioni ukrainas për alarmet ajrore dyshohet se është hakuar të dielën dhe për një kohë të shkurtër ka shfaqur një paralajmërim se kryeqyteti, Kievi, ishte nën kërcënimin e rrezatimit, ka njoftuar Forca Ajrore e Ukrainës, raporton BBC.
Në një mesazh të publikuar në Telegram, Forca Ajrore shkroi: “Aplikacioni Air Alarm me gjasë i është nënshtruar ndërhyrjes armiqësore. Nuk ka asnjë rrezik nga rrezatimi! Qëndroni të qetë dhe ndiqni përditësimet tona në kanalin tone”.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës njoftoi në Telegram se kishte ndodhur një defekt në aplikacion dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin burime të tjera informacioni për të verifikuar situatën lidhur me kërcënimet nga sulmet ajrore.
Në një postim tjetër, ajo bëri të ditur se për shkak të aplikacionit Air Alert, në rajonin e Lvivit ishte aktivizuar përmes altoparlantëve sinjali i rrezikut nga rrezatimi. Megjithatë, theksoi se nuk ekzistonte asnjë rrezik i tillë.
Autoritetet këshilluan qytetarët që t’i aktivizojnë njoftimet në telefonat e tyre, t'u kushtojnë vëmendje sirenave dhe të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare.
Edhe
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Guvernatorja e rajonit të Vinnytsias, Natalya Zabolotna, deklaroi se ndaj aplikacionit “Air Alert” ishte kryer një sulm kibernetik. Ajo gjithashtu publikoi një paralajmërim në Telegram, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në lidhjen e dërguar në mesazh.
Aplikacioni “Air Alert” mbështetet nga Ministria e Transformimit Digjital të Ukrainës dhe i njofton përdoruesit në kohë reale për fillimin dhe përfundimin e alarmeve të mbrojtjes ajrore.
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Rusia godet sërish infrastrukturën energjetike të Ukrainës, Zelensky: Aleatët s’na paralajmëruan
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë