Parashikimi i motit 2 Nëntor 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të hënë, Shqipëria pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të bëhen më të pranishme gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të nisin prej mesditës, fillimisht në jug të vendit, me intensitet të ulët, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Të lidhura

None found

Në jug dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, si dhe gjatë episodeve me reshje, parashikohet prani e mjegullës dhe mjegullinës, çka mund të sjellë vështirësi në qarkullim.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 19 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-5 ballë.

 


Shtuar më 2.11.2026 07:22