Çfarë na bën vërtet të lumtur?

Marrëdhëniet e mira me njerëzit, dhe jo pasuria, fama apo arritjet, janë çelësi i lumturisë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Harvardit, ndër më të gjatët në shkencë, që ka ndjekur jetën e njerëzve për më shumë se 85 vjet.

Studiuesit thonë se afërsia me familjen, miqtë dhe komunitetin ndikon drejtpërdrejt si në gjendjen emocionale, ashtu edhe në shëndetin fizik. Ata që kultivojnë lidhje të shëndetshme dhe ndihen pranë të tjerëve kanë prirje të jenë më të lumtur, të gëzojnë shëndet më të mirë dhe të jetojnë më gjatë.

Të lidhura

None found

Përfundimi praktik është i qartë: kush dëshiron një jetë më të lumtur, duhet t’u kushtojë më shumë kohë dhe vëmendje njerëzve të dashur sesa të mirave materiale.


Shtuar më 2.11.2026 07:52