Moti sot, priten reshje shiu në të gjithë vendin

Vendi ynë do të karakterizohet sot nga mot i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të nisin prej mesditës në jug të vendit, fillimisht me intensitet të ulët, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë territorin.
Në jug dhe pjesërisht në zonën qendrore, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë, në orët e mëngjesit dhe gjatë reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë, duke vështirësuar herë pas here qarkullimin.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 20 gradë Celsius në Tiranë, Durrës dhe Berat, ndërsa minimalet do të zbresin në 6 gradë në Korçë dhe 7 gradë në Peshkopi.
Era do të fryjë nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 19 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-5 ballë.




