Lionel Messi kujton golin e famshëm ndaj Realit, driblon tre lojtarë dhe i siguron fitoren Inter Miamit

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit ndaj New England Revolutionit me rezultat 2-1, në kuadër të sezonit 2026 në MLS.
Ylli argjentinas, në moshën 39-vjeçare, fillimisht pati vështirësi për të gjetur hapësira për shkak të mbulimit të ngushtë nga kundërshtarët, por në pjesën e dytë tregoi edhe një herë magjinë e tij.
Inter Miami ishte në disavantazh, ndërsa Messi kontribuoi fillimisht në golin e barazimit, duke asistuar për Germane Berteramen në minutën e 69-të.
Megjithatë, momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të, kur argjentinasi realizoi një aksion spektakolar për ta përmbysur rezultatin.
OMG! MESSI! 😱Leo dribbles past 3 defenders and scores to give @InterMiamiCF the lead! https://t.co/dqIq5O5xxJ
— Major League Soccer (@MLS) November 2, 2026
Pasi mori topin në pjesën e fundit të fushës, Messi u gjend i rrethuar nga tre futbollistë kundërshtarë. Por, në vend që të kërkonte një pasim te bashkëlojtarët, ai vendosi të zgjidhte gjithçka me aftësitë e tij individuale.
Fillimisht, ai u kthye me shpejtësi drejt portës kundërshtare dhe më pas e kaloi topin mes këmbëve të njërit prej mbrojtësve, duke depërtuar drejt zonës së rrezikshme.
Pas një kombinimi të shpejtë me një bashkëlojtar, Messi u gjend në pozitë ideale për goditje dhe nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 2-1.
Ky ishte goli i 937-të në karrierën e tij profesionale, por vetë Messi nuk duket se është i përqendruar te rekordet individuale.
Pas ndeshjes, kur u pyet për arritjen e këtij numri të jashtëzakonshëm golash, ai u përgjigj: “Uau, vërtet? Jo, nuk jam duke ndjekur asgjë. Gjithmonë them se nuk më interesojnë shumë këto rekorde. Dua vetëm t’i shijoj ndeshjet”./Telegrafi/














































