E hënë, 2 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sofra e gurit sërish para Kryeministrisë, Rama fton protestuesit në dialog

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot, më 2 nëntor, ftesën drejtuar studentëve për dialog. Në shenjë të gatishmërisë për bisedime, kreu i qeverisë ka vendosur një sofër prej guri përpara zyrës së tij, mbi të cilën ka vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

VIDEO- Ftesa e Kryeministrit për dialog

Rama ka deklaruar se, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të protestuesve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, mbetet i hapur për të diskutuar me këdo mbi kërkesat e studentëve. Sipas tij, dialogu duhet të zhvillohet edhe mes palëve që kanë qëndrime dhe bindje krejtësisht të kundërta.

Megjithatë, protestuesit kanë vijuar të refuzojnë ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur se largimi i tij nga detyra është zgjidhja e vetme për situatën e krijuar.

Reklamë

Në deklaratat e tij, Rama është përpjekur të bëjë dallimin mes akteve të dhunës gjatë protestave, për të cilat pretendon se nxiten nga faktorë të huaj, dhe shqetësimeve konkrete të studentëve apo qytetarëve, të cilat, sipas tij, duhet të dëgjohen dhe të trajtohen përmes dialogut.

Ndërkohë, për të parandaluar aktet e dhunës gjatë tubimeve, qeveria ka prezantuar një paketë masash, e cila ka hyrë në fuqi prej disa ditësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.