Lakers korrën sot fitoren e pestë sezonale në NBA, pas triumfit të vështirë 131-125 ndaj Toronto. Një ndeshje e dueluar fort deri në fund, ku për kalifornianët shkëlqeu Luka Doncic, autor i 45 pikëve e 15 rebound.
Vijon sezoni zhgënjyes i Clippers, që u mundën 124-112 nga Golden State, dukë pësuar humbjen e pestë sezonale (kanë vetëm një fitore). Yaxel Landeborg me 37 pikë ishte lider në fushë për ekipin e Warriors.
Jashtë fushe fiton ekipi i Boston, që mundi 108-97 Orlando, ndeshje ku për miqtë u dallua Jayson Tatum, autor i 32 pikëve. Skuadra e Brooklyn, falë 23 pikëve të Porter dhe 20 të Randle, triumfoi 98-80 në fushën e Indiana.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Boston, 97-108
Indiana – Brooklyn, 90-98
Golden State – Clippers, 124-112
Lakers – Toronto, 131-125







