Momente paniku janë regjistruar në ndeshjen Trastevere-Anzio, e vlefshme për javën e 10-të të Serie D në Itali. Mbrojtësi i vendasve, Valerio Giordani, humbi ndjenjat pas një përplasjeje me sulmuesin kundërshtar Alessio Bartolotta. Ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit anësor, i cili në profesion është mjek anestezist, rezultoi vendimtare për ndihmën e parë ndaj futbollistit.
Ngjarja ndodhi në minutën e 43-të të pjesës së parë. Pas kontaktit me Bartolottan, me të cilin sipas medieve italiane ka edhe një miqësi të fortë, Giordani u rrëzua në fushë dhe mbeti pa ndjenja. Përpara mbërritjes së personelit mjekësor të urgjencës, ndërhyri arbitri anësor, i cili i dha ndihmën e parë dhe ndihmoi futbollistin të rikthente vetëdijen.
Më pas, mbrojtësi u transportua në spitalin San Camillo, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme. Skaneri rezultoi negativ për dëmtime të brendshme, por futbollisti kishte pësuar fraktura në fytyrë. Sipas raportimeve të medieve italiane, dëmtimi ishte veçanërisht i rëndë në zonën e syrit, ku dyshohet se orbita kishte dalë nga pozicioni normal.
Pavarësisht frikës së madhe të shkaktuar nga incidenti, Giordani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai do t'u nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore për të vlerësuar plotësisht gjendjen e tij.
Pas ngjarjes, arbitri pyeti kapitenët e të dy skuadrave nëse dëshironin të vazhdonin takimin. Të dy zgjodhën shtyrjen e ndeshjes, duke vendosur shëndetin e futbollistit mbi rezultatin sportiv.
Në mbrëmje, të gjithë lojtarët e Trasteveres shkuan në spital për të qëndruar pranë shokut të tyre të skuadrës. Një episod që shkaktoi tronditje të madhe te futbollistët dhe tifozët e pranishëm në stadium.
© SYRI.net
Chivu bisedon me skuadrën pas humbjes në derbi, lojtarët e Interit japin garanci: Nuk kemi humbur urinë për fitore
Vasseur kritikon ashpër Leclerc dhe Hamilton: Pres më shumë respekt për Ferrarin
Kimi Antonelli hyn në histori, shpallet kampion bote në Formula 1 në Meksikë, Verstappen fiton garënBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: