Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

    Histori suksesi/ Kush është Kimi Antonelli, djali 20-vjeçar i Formula 1 që u bë kampion bote

    Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve
    Botë

    Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve

    November 2, 2026
    Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve

    Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit.

    Edhe vendi ynë është përfshirë nga protesta të tilla, por pavarësisht akteve vandale në Tiranë ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo.

    Kështu në Gjermani protesta të dhunshme pro-palestineze janë mbajtur në Berlin dhe Koln,veçanërisht gjatë muajit shtator. Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.

    “Policia gjermane ka intensifikuar masat e zbatimit të ligjit dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj demonstratave pro-palestineze. Kjo valë e vazhdueshme ndërhyrjesh përqendrohet kryesisht në qytete të mëdha, si Berlini dhe Këlni. Autoritetet shpesh vendosin kushte të rrepta për tubimet, gjë që çon në përballje të ashpra fizike, shpërndarje të protestuesve që ulen në sheshe dhe arrestime të shumta. Forcat e rendit shpesh marrin në shënjestër dhe kufizojnë shfaqjen e simboleve të caktuara, flamujve palestinezë dhe shallit “kefije”. Gjithashtu, ato kanë ndaluar slogane specifike, si “nga lumi e deri në det”, duke paralajmëruar arrestim të menjëhershëm për këdo që i përdor ato”, thuhet në një postim në rrjetet sociale.

    Gjermania garanton me Kushtetutë të drejtën për tubime paqësore. Megjithatë, autoritetet mund të vendosin kufizime kur pretendojnë se ekziston rrezik konkret për sigurinë publike ose mundësi për kryerjen e veprave penale.

    demonstratat dhuna në protesta forcat e policisë gaz lotsjellës GJERMANIA ndërhyrja policore përdorimi i forcës përleshjet me policinë policia gjermane Protestat e dhunshme protestat në Gjermani rendi publik shpërndarja e protestuesve siguria publike topat e ujit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Britania pritet të ashpërsojë rregullat e emigracionit, ministrja e Brendshme prezanton sot masat e reja

    November 2, 2026

    Histori suksesi/ Kush është Kimi Antonelli, djali 20-vjeçar i Formula 1 që u bë kampion bote

    November 2, 2026

    Protestat e dhunshme, si e përdor forcën policia në Gjermani për shpërndarjen e demonstruesve

    November 2, 2026

    Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron sërish Iranin: Marrëveshje ose do t’ju eliminojmë

    November 2, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.