Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, gjashtë gra në mesin e viktimave

Ilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit të Policisë së Kosovës, ku gjashtë nga viktimat janë gra.

Dy raste janë raportuar edhe për mosrespektim të urdhrave mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se, pavarësisht urdhrit mbrojtës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar adresës së banimit të viktimës. Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është kanosur verbalisht nga një burrë, i cili aktualisht është në kërkim policor.

Në Lipjan, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje me një burrë. I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Pejë, një grua ishte sulmuar fizikisht më 31 tetor. Edhe ajo kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore.

Në Klinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një burri tjetër. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika