Komisioni hetimor parlamentar, i përbërë nga përfaqësues të partive politike, do të mbajë sot mbledhje nga ora 11:30 në lidhje me hetimin e rrethanave të rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës.
Arlinda Zekaj u vra në mënyrë makabre nga kunati i saj më 25 tetor, pas së cilës shpërthyen protesta në shenjë revolte në disa qytete të Kosovës.
Komisioni, i cili kryesohet nga Burim Ramadani, pritet të shqyrtojë veprimet institucionale dhe rrethanat që kanë paraprirë rastit tragjik.
Kujtojmë, 11 zyrtarë të policisë janë shkarkuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, gjithashtu pjesë e shkarkimeve janë kryeprokurorja dhe prokurorja në Pejë. Ndërkohë, dorëheqje ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.


