Edhe këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për bisedime me protestuesit, duke vendosur përpara Kryeministrisë tryezën prej guri që tashmë është kthyer në pjesë të përditshme të skenës së protestave. Mbi të janë vendosur sërish disa fletë me fjalën “Dialog”, ndërsa Rama publikoi në rrjetet sociale një video të tryezës, të shoqëruar vetëm me mesazhin: “Mirëmëngjes”.
Ftesa përsëritet prej ditësh, por deri tani studentët nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë refuzuar të ulen në tryezën e propozuar nga kryeministri. Rama, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk e konsideron dorëheqjen si opsion dhe vijon të ofrojë dialogun si rrugë për zgjidhjen e situatës.
Ndërkohë që rinia shqiptarë ka 21 ditë që proteston në të gjithë vendin kundër Ramës dhe qeverisë së tij.
© SYRI.net
Rama e mbrojti Ballukun nga arrestimi si jo të korruptuar/ Berisha i nxjerr VIDEO-n: S’ka nevojë për asnjë koment
‘Të anulohet ‘Ligji për investimet strategjike’, Ferruni: Jemi në linjë të gabuar, është situatë katastrofike
‘Vilat private si të Ballukut s’janë investime strategjike’, Korreshi: Ligji, qokë për ata afër pushtetit