Paraqitja vendimtare e Drilon Hajrizit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve i siguroi basketbollistit të Trepçës titullin e lojtarit të javës në FIBA Europe Cup.
Trepça fitoi 91:70 në transfertën ndaj Batumit, në Gjeorgji, duke marrë fitoren e tretë radhazi në Grupin A. Hajrizi ishte ndër lojtarët më të spikatur të takimit, të cilin e përfundoi me indeks loje 30, falë 29 pikëve, 8 kërcimeve dhe 7 asistimeve.
Të lidhura
None found
Pas xhiros së katërt, ai u përfshi mes pesë kandidatëve për basketbollistin e javës dhe u shpall fitues nga votat e tifozëve. Hajrizi mori 86 përqind të votave, duke kryesuar bindshëm në përzgjedhje.
Pas katër ndeshjeve, Trepça renditet e dyta në grup me 7 pikë. Mesatarja e Hajrizit në këtë garë është 12 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime për ndeshje.






