Libraria Dukagjini sjell një takim ndryshe: Promovim, Meditim & Bisedë me Sheki Useinin

Ndonjëherë, gjithçka që na duhet është të ndalemi për pak, të marrim frymë thellë dhe t’i kushtojmë më shumë vëmendje vetes. Pikërisht këtë mundësi e sjell takimi me autorin ShekiUseini, që do të mbahet më 5 nëntor, nga ora 18:00 deri në 19:00, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”.

I titulluar “Promovim, Meditim & Bisedë me autorin”, eventi do të jetë një mundësi për të njohur më nga afër botën krijuese dhe filozofinë e Sheki Useinit, përmes librave të tij dhe një seance meditimi të udhëhequr nga vetë autori. Përtej një promovimi tradicional, ky takim synon të krijojë një hapësirë për reflektim, qetësi dhe diskutim rreth vetëdijes, zhvillimit personal dhe njohjes së vetvetes.

I lindur në Tenovë të Tetovës dhe me një përvojë të gjatë jetese e veprimtarie në Zvicër, Useini ka ndërtuar një rrugëtim që ndërthur sipërmarrjen, meditimin dhe spiritualitetin. Ai është autor i tre librave: “Kush je ti?!”, “Kontrata me shpirtin” dhe “Kthesa e Madhe”, përmes të cilëve trajton tema të transformimit personal dhe eksplorimit të botës së brendshme.

Nëse jeni kuriozë të zbuloni më shumë rreth meditimit, të njihni autorin dhe të përjetoni një orë ndryshe, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi. Ndalemi pak, marrim frymë dhe takohemi te Libraria Dukagjini!

5 nëntor | 18:00–19:00
Libraria Dukagjini – Sheshi “Nënë Tereza”

 

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika