Regjisori amerikan Michael Mann u plagos me armë zjarri të shtunën, gjatë një incidenti aksidental në një poligon qitjeje në Los Angeles.
Përfaqësuesja e tij konfirmoi se arma u shkreh pa dashje teksa ishte ende në këllëf, duke i shkaktuar një plagë sipërfaqësore në këmbë. Ajo tha se Mann mori ndihmën e parë dhe pritet të dalë nga spitali.
Të lidhura
None found
Mediat amerikane, mes tyre TMZ dhe Los Angeles Times, raportuan se 83-vjeçari u vetëplagos në këmbë. Sipas policisë së Los Angelesit, incidenti ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale dhe regjisori u dërgua në një spital aty pranë në gjendje të qëndrueshme. Një zëdhënës i policisë e përshkroi ngjarjen si aksidentale.
Personat e afërt me Mann thonë se ai ka përvojë të gjatë në qitje.
Mann është një figurë e njohur e kinematografisë amerikane, sidomos për filmat me temë krimin dhe gangsterët. Në krijimtarinë e tij përfshihen “The Last of the Mohicans” (1992), “Heat” (1995) dhe “Collateral” (2004).








