Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 10:26 Buxheti dhe paketa fiskale, PD kthehet sot vetëm në Komisionin e Ekonomisë Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për qëndrimin që duhej mbajtur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

“Big Brother” në 14 akse rrugore, nga janari 200 km rrugë monitorohen me radarë inteligjentë

Aktualitet
E hënë, 2 Nëntor 2026 10:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efektivëve që do të punojnë në Qendrën e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë funksion të ri parashikohet edhe një rritje e pagave, të cilat mund të arrijnë deri në 1800 euro.

Nga 1 janari, kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re. Radarët inteligjentë dhe pajisjet e avancuara të mbikëqyrjes do të aktivizohen në akset kryesore të vendit, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve nga drejtuesit e automjeteve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas instalimit të pajisjeve në disa prej rrugëve me fluksin më të lartë të qarkullimit, tashmë po punohet për përgatitjen e strukturave që do të mundësojnë funksionimin e sistemit. Burime bëjnë me dije se kanë nisur trajnimet për një grup punonjësish të Policisë së Shtetit, të cilët do të monitorojnë dhe analizojnë informacionin e përftuar nga radarët përmes Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Efektivët do të angazhohen në një model të ri pune, ku shkeljet rrugore do të evidentohen përmes teknologjisë, pa qenë e nevojshme që çdo kontroll të kryhet nga patrullat në terren. Nga ambientet e qendrës operative, ata do të kenë mundësi të ndjekin në kohë reale lëvizjen e automjeteve dhe të identifikojnë shkeljet e regjistruara nga sistemet inteligjente.

Mund t'ju interesojë

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, mbahen sot homazhe në Kuvend

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, mbahen sot homazhe në Kuvend

Para 1 ore
Rama fton sërish protestuesit për dialog, sofra e gurtë edhe sot para Kryeministrisë

Rama fton sërish protestuesit për dialog, sofra e gurtë edhe sot para Kryeministrisë

Para 1 ore
Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Para 1 ore

Përveç ndryshimit të mënyrës së kontrollit, projekti shoqërohet edhe me një rishikim të trajtimit financiar të efektivëve që do të punojnë në këtë strukturë. Sipas informacioneve të siguruara, pagat për punonjësit e angazhuar në këtë detyrë të re pritet të rishikohen, duke arritur deri në 1800 euro.

Si do të funksionojnë radarët inteligjentë?
Sistemi i ri do të mbështetet në teknologji të avancuara të mbikëqyrjes tokësore, detare dhe ajrore, të cilat do të kombinohen me pajisje monitorimi të instaluara në mënyrë të përhershme ose të lëvizshme.

Radarët do të regjistrojnë dhe përcjellin të dhëna të detajuara për objektivat e identifikuara, përfshirë pozicionin, drejtimin e lëvizjes, shpejtësinë, kohën dhe përmasat e tyre.

Në të njëjtën kohë, kamerat do të regjistrojnë, përmes fotografive dhe videove, lëvizjen e automjeteve, duke krijuar një arkiv të dhënash që do të shërbejë për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Pjesë e teknologjisë së integruar në këtë sistem do të jenë edhe kamerat me rreze aktive, sensorët, si dhe pajisjet që operojnë përmes frekuencave radio.

Zbardhen 14 akset e para: Rrugët që do të monitorohen nga radarët inteligjentë
Sipas informacionit të siguruar, faza e parë e projektit do të përfshijë 14 segmente rrugore, të cilat së bashku shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.

Në listën e akseve të përzgjedhura janë disa prej korridoreve më të rëndësishme të transportit, që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën. Monitorimi do të shtrihet gjithashtu në rrugë dhe segmente lidhëse në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Tiranë–Elbasan – 26,4 km: Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
Durrës–Plazhi i Unazës – 5,9 km: Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
Durrës–Kavajë – 9,81 km: Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.
Unaza e Kavajës – 7,89 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë – 13,9 km: Nga Rrogozhina, në zonën e Korridorit VIII, deri në pjesën veriore të Lushnjës.
Unaza e Lushnjës – 4,62 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
Lushnjë–Fier – 20 km: Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
Unaza e Fierit – 21,5 km: Nga Mbrostari deri në Levan.
Fier–Vlorë – 24 km: Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
Vorë–Ahmetaq – 6,52 km: Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq – 9,59 km: Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me kryqëzimin e rrugës së Ahmetaqit.
Kryqëzime dhe rampa lidhëse – 5 km: Segmente të tjera lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Shpejtësia në fokus, por monitorimi do të evidentojë edhe shkelje të tjera
Aktivizimi i radarëve inteligjentë pritet të sjellë ndryshime në mënyrën se si Policia Rrugore kontrollon dhe dokumenton shkeljet. Sistemi i ri do të mundësojë mbikëqyrjen nga qendra operative, duke reduktuar varësinë nga kontrollet tradicionale të patrullave në rrugë.

Përmes teknologjisë, lëvizja e automjeteve do të regjistrohet dhe analizohet në kohë reale, ndërsa të dhënat e mbledhura do të përdoren për identifikimin e shkeljeve të konstatuara.

Afro 200 kilometrat e përfshirë në fazën e parë do të shërbejnë si pikënisje për një projekt më të gjerë, i cili synon zgjerimin gradual të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera rrugore të Shqipërisë.

Kështu, nga 1 janari, drejtuesit e automjeteve pritet të përballen me një realitet të ri në rrugë: kontrolli nuk do të mbështetet më vetëm te patrullat fizike, por edhe te një rrjet teknologjik që do të monitorojë lëvizjen e tyre nga qendra operative.

Etiketat e lidhura

14 akse rrugoreradarë inteligjentë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Buxheti dhe paketa fiskale, PD kthehet sot vetëm në Komisionin e Ekonomisë
Para 2 minutash

Buxheti dhe paketa fiskale, PD kthehet sot vetëm në Komisionin e Ekonomisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale
Para 12 minutash

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Rashford drejt largimit nga United, “Djajtë e Kuq” synon yllin e Barcelonës
Para 12 minutash

Rashford drejt largimit nga United, “Djajtë e Kuq” synon yllin e Barcelonës

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Asnjë arsye pse të klasifikohet si interes i sigurisë kombëtare
Para 16 minutash

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Asnjë arsye pse të klasifikoh...

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 15 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 22 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 22 orësh

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur
Para 13 orësh

Përplasen disa automjete në Lushnjë, një makinë përmbyset, tre të plagosur

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.