Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në rend të ditës është diskutimi i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i paketës fiskale.

Në mbledhje nuk janë të pranishëm deputetët e opozitës, por vetë një prej tyre, ligjvënësi Arjan Ndoja, ndërsa i ftuar për të prezantuar dhe diskutuar projektbuxhetin është ministri i Financave, Petrit Malaj.

Kujtojmë se paketa e re fiskale ka ngjallur diskutime, ndërsa vjen në një moment ku vendi po përballet me protesta, ku studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: