E hënë, 2 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Mena, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë publik përmes një njoftimi në faqen e Instagramit “Eja në Teatër”, ku kolegët dhe bashkëpunëtorët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të artistit.

Sipas informacioneve paraprake, Mena prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjergj Mena ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën teatrore. Gjatë kësaj periudhe, ai kontribuoi në afrimin e qindra të rinjve me artin skenik, duke i nxitur të zbulonin dhe të zhvillonin pasionin për teatrin.

Në mesazhin e publikuar, “Eja në Teatër” e cilëson largimin e Menës si një humbje të madhe për komunitetin artistik, duke theksuar se ai kishte ende shumë për të dhënë në skenën shqiptare.

Reklamë

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit dhe regjisorit Gjergj Mena.

Për shtatë vite me radhë, ai drejtoi me dashuri e përkushtim festivalin teatror për të rinj “TK RIN ART”. Përmes punës së tij, qindra të rinj e të reja u afruan me skenën dhe mësuan ta duan teatrin.
Shfaqja “Yerma”, vepra e tij e fundit, u prit me shumë sukses dhe dëshmoi edhe një herë ndjeshmërinë e tij artistike. Ajo do të mbetet një prej gjurmëve të rrugëtimit të tij, si edhe një frymëzim për të rinjtë që do të ndërtojnë teatrin e së ardhmes.

Sot, skena mbetet më e varfër. Ikja e tij e këput kaq herët një rrugëtim që kishte ende shumë për të dhënë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik. Qofsh i dritës, Gjergj🕯️”, shkruhet ne mesazh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.