• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

by editor
November 2, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një fotografi ku shfaqej një kuti e kuqe me rreth 20 topa me euro brenda, e gjendur në telefonin e pastrueses së Belinda Ballukut, shtetases Lavdie Smone, ka trazuar rrjetin sot, duke krijuar dyshime të arsyeshme se eurot i përkisnin ish-ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Por paralelisht me këtë foto në dosjen hetimore të SPAK, ndodhen dhe 3 deklarimet e anetarëve të familjes Smone, burrit, gruas dhe vajzës të cilët kanë shërbyer si pastrues në vilën F-6 ku qëndronte Belinda Balluku në kompleksin “White Rock”.

Të 3 dëshmitarët Lavdërimi, Lavdija dhe vajza e tyre Maresa Smone në bllok kanë mohuar para një oficeri të BKH-së, se as nuk kishin parë dhe nuk ishin njohur me këtë fotografi që është gjendur në aparatin e telefonit të pastrueses Lavdije Smone.

SPAK thotë se fotografia e kutisë së kuqe të mbushur me rreth 20 topa me euro është bërë nga brenda banesës ku qëndronte Belinda Balluku në Dhërmi. Kjo foto është bërë nga Lavdërimi duke ja dërguar atë më pas gruas së tij, Lavdije Smone.

Por prezencën e kësaj foto ata e kanë mohuar në prokurori, ndërsa kanë pranuar se kanë bërë foto dhe video brenda dhe jashtë vilës, për të provuar se puna e tyre ishte kryer sipas planit.

“…pasi u njoha me foton deklaroj se nuk e kam parë kurrë këtë foto dhe nuk di ta kem cuar unë këtë foto. Në vilën në dhërmi ku punon bashkëshortja ime unë nuk kam parë asnjë herë asnjë lek. Nuk e di kush e ka bërë këtë foto dhe as kush e ka çuar…”- ka treguar në SPAK, Lavdërim Smone.

Ndër të tjera ky i fundit ka treguar si më poshtë vijon:

Pyetje: Po ju vendosim në dispozicion një fotot të gjetur në telefonin e bashkëshortes tuaj, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe me tufa kartmonadhash 50 euroshe. Kjo foto rezulton se është dërguar nga ju. Çfarë mund të na thoni për këtë foto?

Përgjigje: Pasi u njoha me foton deklaroj se nuk e kam parë kurrë këtë foto dhe nuk di ta kem cuar unë këtë foto. Në vilën në dhërmi ku punon bashkëshortja ime unë nuk kam parë asnjë herë asnjë lek. Nuk e di kush e ka bërë këtë foto dhe as kush e ka cuar.

Pyetje: Keni bërë foto apo video të ambienteve të vilës në dhërmi?

Përgjigje: Foto dhe video kam bërë për arsye pune. Për të treguar se vila dhe ambientet e saj kanë qënë në rregull. Nuk ma ka kërkuar njeri ti bëjë këtë video apo foto, por unë i bëjë që nëse do të ketë pretendime që puna nuk është bërë unë ta kem të dokumentuar.

Pyetje: Keni diçka tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Jo, nuk kam.

Lidhur me këtë çështje në pyetje është marë dhe gruaja e tij. Në deklarimin e Lavdie Smone, e cila ka punuar si pastruese pranë vilës F-6 të Belinda Ballukut, ajo ka mohuar para oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit se nuk ka parë asnjë fotografi me përmbajtje “kuti me euro”.

Pastruesja i ka treguar se nuk e di se në çfarë rrethana ka hyrë kjo foto në telefonin e saj, pasi sipas saj aparatin e saj të telefonin e ka përdorur dhe vajza e saj, Maresa.

Ndër të tjera kjo e fundit ka treguar si më poshtë vijon:

Pyetje: Po ju vendosim në dispozicion një fotot të gjetur në telefonin tuaj, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe me tufa kartmonadhash 50 euroshe. Çfarë mund të na thoni për këtë foto?

Përgjigje: Pasi u njoha mund të them se nuk e kam parë kurrë këtë foto. Nuk e di që kjo foto ndodhet në telefonin tim. Unë ju tregova se telefonin tim e ka përdorur edhe vajza. Nuk e di çfarë ëshë kjo foto dhe nuk e kam parë kurrë.

Pyetje: Foto e mësipërme ka datën 17.7.2021 dhe është dërgaur në aplikacionin “Whatsapp” nga kontakti i rregjistruar me emrin “Babi” i cili rezulton të jetë shtetasi Lavdrim Smone. Çfarë mund të na thoni lidhur me këtë fakt?

Përgjigje: Nuk di çfarë të them. Nuk e kam parë kurrë këtë foto.

Pyetje: Pasi u njohët me foton keni dijeni se ku mund të jetë bërë foto?

Përgjigje: Jo nuk kam dijeni. Nuk e dalloj dot nga kaq sa shoh.

Pyetje: Keni gjë për të shtuar?

Përgjigje: Jo nuk kam.

Në pyetje për këtë çështje është marë dhe vajza e dy personave të mësipërm, Maresa Smone, e cila ndër të tjera ka treguar se:

Pyetje: A e keni qënë ndonjëherë në vilën në të cilinë ka punuar nëna juaj në dhërmi, në kompleksin “White Rocks”?

Përgjigje: Nuk e di emrin e kompleksit, por di që kam shkuar në një vilë në dhërmi në të cilën ka punuar mami im. Kam shkuar 2 herë. Nuk e kujtoj periudhën kur kam shkuar te vila në Dhërmi, por kujtoj se kam qënë studente. Studente unë kam qënë në vitet 2019 deri në vitin 2023.

Në rastet që kam shkuar te vila kam ndihmuar mamin për pastrimin. Nuk e kujtoj vilën as si mobilim dhe as si vendndodhje. Në asnjë rast kur kam qënë në vilë nuk kam parë para. Po ashtu në biseda me prindërit nuk është diskutuar kurrë për para të gjetura në vilë apo për foto. Nuk kam dijeni për foton, as për kutinë e kuqe dhe për asgjë se çfarë ka në atë foto.

Pyetje: Si e shpjegoni faktin që foto e mësipërme me datën 17.7.2027 ndodhet në telefonin tuaj?

Përgjigje: Nuk e di dhe nuk e shpjegoj dot. Unë di që nuk e kam parë asnjëherë këtë foto dhe çfarë përmban ajo. Është hera e parë që e shikoj këtë foto.

Pyetje: Keni gjë për të shtuar?

Përgjigje: Jo nuk kam.

Një kuti e kuqe e mbushur me tufa me euro të prerjes 50-çe është fotografuar në Vilën F-6 që përdorej nga Belinda Balluku dhe më pas i është dërguar pastrueses Lavdije Smone, e cila punonte për llogari të Belinda Ballukut në atë kohë Ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe paralelisht edhe zv/kryeministre.

Janë mbi 20 topa me euro që janë gjendur brenda një kutie të kuqe.

Një mesazh i dërguar mëngjesin e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares së Ballukut në banesën e saj në Tiranës tregon sipas SPAK një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik.

Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”. Pra kjo kuti e kuqe e mbushur me euro sipas SPAK është në vilën e Ballukut në Dhërmi./ Nga Elton Qyno – Syri.net

Previous Post

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me Kuvendin, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

Next Post

Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

editor

editor

Next Post
Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

TË FUNDIT

Në gjendje kritike shëndetësore, avokati Saimir Vishaj intubohet në Spitalin e Traumës

Në gjendje kritike shëndetësore, avokati Saimir Vishaj intubohet në Spitalin e Traumës

November 2, 2026
Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

Nga kokaina te restorantet, si po kthehen klanet shqiptare në fuqi ekonomike në Venecia?

November 2, 2026
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

November 2, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me Kuvendin, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me Kuvendin, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

November 2, 2026
Dita e 21-të e revoltës, studentët sfidojnë Ramën: Pa dorëheqje nuk ndalojmë!

Dita e 21-të e revoltës, studentët sfidojnë Ramën: Pa dorëheqje nuk ndalojmë!

November 2, 2026
Mot i paqëndrueshëm, parashikohen reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Mot i paqëndrueshëm, parashikohen reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

November 2, 2026
Halloween i ‘përgjakshëm’ në SHBA/ Të paktën tetë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Halloween i ‘përgjakshëm’ në SHBA/ Të paktën tetë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

November 1, 2026
Nuk pëson gol që nga gushti! Etrit Berisha po shkruan historinë në Suedi me rekord mbresëlënës

Nuk pëson gol që nga gushti! Etrit Berisha po shkruan historinë në Suedi me rekord mbresëlënës

November 1, 2026
Protestat studentore në vend/ “The Guardian”: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, përplasje me policinë

Protestat studentore në vend/ “The Guardian”: Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, përplasje me policinë

November 1, 2026
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

November 1, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL